Në Komunën e Fushë-Kosovës, është duke u realizuar Projekti me titull: Rregullimi i trotuareve në Fushë-Kosovë dhe në fshatra.
Përveç qytetit të Fushë-Kosovës vendosja e trotuareve është duke u realizuar edhe në fshatrat Graboc i Poshtëm, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, Sllatinë e Vogël, Sllatinë e Madhe, Harilaç, Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Kuzmin dhe Lismir.
Punët që janë duke u realizuar në këtë projekt, janë:
Pastrimi i terrenit dhe incizimi gjeodezik;
Gërmimi i dheut dhe shtruarja e zhavorrit;
Vendosja e anësoreve dhe zhavorrit;
Ngjeshja e zhavorrit dhe furnizimi me kubëza;
Ekzekutimi i punës profesionale; etj.