Si masë preventive e kujdesit ndaj pandemisë COVID-19, është dezinfektuar lagja 029, si dhe shtëpia e familjes Hajrizi që është vetizoluar për shkak të kontaktit me një familjar në qytetin e Prizrenit.
Shtabi Emergjent i komunës ka marrë të gjitha masat adekuate, është dërguar një ekip nga QKMF-ja për kontrollë të familjes dhe informacionet janë se gjendja e tyre është e mirë dhe pa asnjë shenjë të përkeqësimit.