Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës ka dalë në teren për të inspektuar një objekt ku ka ndodhur rënia e fasadës së ndërtesës.
Për arsye sigurie, zona është rrethuar dhe janë vendosur shirita mbrojtës për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, një veturë ka pësuar dëme materiale, ndërsa një person ka mbetur i lënduar dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Komuna e Fushë Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar.
Institucionet komunale do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë publike.