Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha, ka emëruar sot Drejtor në Drejtorinë per Planifikim Urban, Projektim dhe Mjedis z. Parayll Zogiani.
z. Zogiani me profesion Inxhinier është me përvojë intensive në fushën e planifikimit urban. Me këtë rast, Kryetari Berisha me rastin e përfundimit të mandatit ka falënderuar drejtorin aktual z. Abdulla Prebreza për angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar në jetën politike dhe publike.
z. Prebreza që nga vitet 90-ta ka qenë i përfshirë në të gjitha proceset më të rëndësishme duke dhënë rezultate të pakontestueshme në shumë fusha të politikave publike.
Angazhimi i tij shumëvjeçar në udhëheqjen e planifikimit hapësinor ka ndikuar që sot Komuna e Fushë Kosovës të jetë një komunë me ritmet më të mëdha të zhvillimit ekonomik, social e kulturor.