Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Dr.”Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë, nga data 10.10.2023, fillon Vaksinimin kundër Gripit Sezonal.
Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari.
Vaksinimi do të bëhet në 7 qendra çdo ditë pune si në vijim:
- QKMF Fushë Kosovë, nga ora 7:00 – 15:00
- QMF 1, Rruga “28 Nëntori” nga ora 7:00 – 14:00
- QMF Bardh i Madh, nga ora 8:00 – 15:00
- QMF Sllatinë, nga ora 07:00 – 14:00
- QMF Miradi e Poshtme, nga ora 07:00 – 14:00
- QMF Miradi e Epërme, nga ora 07.00 -14.00
- AMF, Vragoli, 07:00 – 14:00