Komuna e Fushë Kosovës për realizimin e projektit ”Punimi i rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën ”Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë”, ka lidhur kontratë publike me numër: 44, datë: 12.09.2023, me Grupin e Operatorëve Ekonomik, Muhamet Muçiqi dhe EUROFAMIS SH.A me adresë Llapashticë e Epërme, me numër të Kontratës 612-23-8193-5-2-1/C472.
Njoftohen qytetarët e rrugës “Tahir Zemaj” se nga data 20.10.2023 deri me datë 22.12.2023 kontraktuesi do të zhvilloj punimet në këtë rrugë ku do të bëhet largimi i asfaltit, gërmimin dhe shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Kontraktuesi do të bllokoj një pjesë të rrugës “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë varësisht ku do të zhvillohen punimet dhe kjo do të bëhet përgjatë orarit të punës.
Ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj zone të Komunës së Fushë Kosovës.