Njoftojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës që pas rrëzimit të pishave nga erërat e stuhishme të para dy viteve, dëmtuesit (insektet), feqkëgjati i madh i pishës “Hylobius abietis” dhe Zhuzhaku 6-dhëmbëshi i lëvores “Ips sex dentatus” kanë dëmtuar në masë të madhe masën drusore.
Pas evidentimit të këtij problemi, Komuna është duke e zhvilluar një projekt për pastrimin e këtyre pishave të dëmtuara dhe pas prerjes dhe damkosjes do të bëhet largimi i tyre.
Ju faleminderit për mirëkuptimin