Komuna e Fushë Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, shpall thirrje publike për aplikim për ndarjen e ndihmës momentale për studentët e Komunës së Fushë Kosovës për vitin akademik 2025/2026.
Të gjithë studentët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara, inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë.
Për më shumë informata lidhur me kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e aplikimit, ju lutemi referohuni njoftimit zyrtar të publikuar nga Drejtoria e Arsimit.

