Sot drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Besnik Shala priti në takim klubin e Karatesë “FUSHË KOSOVA”.
z.Curri njëherit trajner i klubit e njoftoi nga afër drejtorin Shala për aktivitetet dhe rezultatet e këtij klubi duke theksuar se fal punës së pa lodhshme dhe mbështetjes nga komuna, janë arritur rezultate të mira.
Klubi i Karatesë “FUSHË KOSOVA” ishte pjesëmarrës në turneun “GRAND PRIX CROATIA 2022” që u mbajt në Kroaci, ku u kthye me dy medalje të arta dhe një argjend të fituara nga kampionët.
Drejtori Shala, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e klubeve të tilla dhe për të arriturat e tyre, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm.