Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Shpend Bardiqi së bashku me stafin e tij dhe mësimdhënës nga Komuna e Fushë Kosovës, morën pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, më 29 Tetor – Ditës së Republikës.
Në kuadër të projektit “Shkollat Binjake”, u diskutua për mundësitë e krijimit të marrëdhënieve të binjakëzimit ndërmjet institucioneve arsimore të Fushë-Kosovës dhe atyre në Turqi, përmes vizitave njohëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.