Sot u shënua Dita e Shkollës në SH.F.M.U “Selman Riza” dhe SH.F.M.U “Mihal Grameno”, në një atmosferë festive të mbushur me aktivitete kulturore, shfaqje artistike dhe suksese të nxënësve.
Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar, veçanërisht për arritjet e tyre në garat e fizikës, ku nxënësit kanë shënuar rezultate të shkëlqyera në nivel komunal dhe republikan, duke përfaqësuar me dinjitet shkollat e tyre dhe Komunën e Fushë Kosovës.
Në këto aktivitete mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Adriatik Zeqiri, i cili përgëzoi nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollave për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e vazhdueshme në fushën e arsimit.
Urime Ditën e Shkollës për SH.F.M.U “Selman Riza” dhe SH.F.M.U “Mihal Grameno”, me dëshirën që sukseset dhe arritjet e tyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen.