Vitin e kaluar Komuna e Fushë-Kosovës ka nënshkruar ‘Marrëveshje për bashkëpunim komunal ndërkombëtar’ me Komunat Frascineto dhe Civita nga Kalabria.
Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në këto fusha:
- Realizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe rekreative;
- Shkëmbimi i përvojave të institucioneve shkollore dhe shoqatave kulturore-artistike;
- Shkëmbimi i përvojave në fushën e artit, kulturës dhe aktiviteteve të tjera edukativo-arsimore;
- Shkëmbimi i përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal.