Qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës dhe në veçanti bashkatdhetarët gjatë stinës së verës kishin mundësitë e tyre për të qenë pjesë e disa ngjarjeve dhe aktiviteteve që u zhvilluan. Përderisa Rruga “Dardania” ishte në shfrytëzim të plotë si shëtitore, ata shijuan edhe programe të ndryshme kulturore dedikuar atyre.
Gjatë muajit qershor në oborrin e Shkollës “Mihal Grameno” kishte një program të zgjedhur kulturo-argëtues, kurse në muajin korrik në Rrugën “Dardania” u organizua një koncert për bashkatdhetarët dhe qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Në fillim të muajit gusht u mbajt Manifestimi Letrar “Malli Poetik”, ku shkrimtarë e poet nga Kosova, rajoni dhe diaspora, para të pranishmëve, lexuan poezitë e tyre.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila u përkujdes për këto ngjarje, është në vlugun e përgatitjeve të festivalit ndërkombëtar, i dyti me radhë, që pritet të mbahet gjatë muajit shtator.