Business Support Centre Kosovo – BSCK, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Agjencioni Zhvillimor Regjional – AZHR organizuan ceremoninë e certifikimit të raundit të tretë & të katërt të trajnimeve të Ndërmarrësisë. Sot në ora 11:00 në Hotel Emerald në praninë e disa qindra përfituesve u ndanë certifikata të trajnimeve për ndërmarrës të rinj ku ishte e përfshirë edhe Komuna jonë me një aktivitet 2 vjeçar meqë rast përfituan 116 persona, gjegjësisht 116 ndërmarrës të rinj.
Trajnimet janë zhvilluar në katër raunde. Udhëheqës i projektit dhe i kësaj ceremonie ishte prof. Besnik Krasniqi.
Certifikatat për Komunën tonë i ndau Kryetari i Komunës z.Burim Berisha.