Komuna e Fushë-Kosovës ka ndihmuar 73 bletarë me pajisje bletarie, ku përfshihen: centrifuga, shkrirëse dylli dhe koshere.
Këto mjete do t’iu ndihmojnë bletarëve në rritjen e numrit të shoqërive të bletëve si dhe në rendimente sa më të larta në prodhimin e mjaltit.