Komuna e Fushë-Kosovës organizoi tri dëgjime buxhetore në të cilat qytetarët e komunës patën mundësi të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejt në planifikimin e buxhetit për vitin 2013.
Realizimi i projekteve kapitale të interesit qytetar i jep kuptim ekzistencës së pushtetit lokal, ku politika zbret nga e dëshiruara duke bashkëjetuar me hallet e qytetarëve në lagje, fshat dhe qytet.
Komuna e Fushë-Kosovës në përputhje me ligjin për miratimin e buxhetit komunal, organizoi konsultime dhe debate publike për buxhetin e vitit 2013. Duke marrë pjesë aktive qytetarët përmes debateve fuqizuan rolin e vetë në proceset vendimmarrëse duke dhënë kontribut direkt që komuna jonë të jetë edhe më e bukur dhe me planifikim.
Për këtë aktivitet një kontribut të rëndësishëm dha edhe OSCE në Fushë-Kosovë, ku përmes broshurave dhe posterëve i ndihmuan këtij procesi. Stafi i OSCE me në krye z.Ismet Lepaja, ishin në mënyrë të përkushtuar dhe shumë të kujdesshme për këto materiale që tash më janë në gjithë komunën dhe në duar të qytetarëve.