Komuna e Fushë-Kosovës më datë 3 mars, 2015, kishte nënshkruar një ‘Marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi’ në mes të CARITAS KOSOVA dhe Komunës së Fushë-Kosovës. Titulli i projektit është “Ngritja e përkujdesjes sociale, shëndetësore, shtëpiake dhe ambulantore në Fushë-Kosovë”. Ky bashkëpunim po vazhdon me sukses ndërsa CARITAS KOSOVA dhuroi një veturë të tipit Ford Fokus për nevojat e QKMF-së në Fushë-Kosovë.