Këto ditë përfundoi asfaltimi i rrugës ‘Pajazit Islami’, e cila lidh Fushë-Kosovën – Nakaradën me Obiliqin. Ka qenë kërkesë e banorëve për ta realizuar këtë projekt. Tani Fushë-Kosova ka 2 rrugë direkte për t’u lidhur me Obiliqin. Gjatësia e rrugës është 820m dhe është bërë me financim të komunës.