Ka filluar asfaltimi i rrugës “Meshari” në lagjen “028” në Fushë-Kosovë.
Asfaltimi bëhet në kuadër të programit Romacted, me bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Këshillit të Evropës.
Për asfaltimin e kësaj rruge, sipas marrëveshjes Komuna ka participuar me 60% të vlerës së projektit, ndërsa Këshilli i Evropës me 40% të vlerës së projektit.