Rruga e cila është në shërbim për të gjitha komunitetet: shqiptarë, serbë, ashkalinjë, etj, është rrugë shumë e rëndësishme, sepse ajo tani krijon lehtësim më të madh për qarkullim të njerëzve dhe mallrave si dhe për të gjitha shërbimet që ofrohen, duke krijuar edhe lidhje më të afërt dhe më të shkurtër të vet qytetit me fshatrat: Kuzmin, Pomozotin, Bardh i Madh, dhe Graboc.
Pjesë e projektit ishte edhe heqja e të gjitha mbeturinave që ishin përskaj kësaj rruge deri te lumi ‘Sitnicë’ afër fshatit Kuzmin që u realizua me shumë sukses duke u pastruar i gjithë ambienti dhe se tani është një pamje krejtësisht ndryshe që qytetarët duhet të mos hedhin mbeturina në këtë pjesë, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj rruge dhe vet lumit.