Komuna e Fushë-Kosovës ka arritur marrëveshje me CDF-në (Community Development Fund) dhe me KP-në për ndërtimin e një mbikalimi në magjistralen “Nënë Tereza”, tek shkolla e mesme e ulët “Mihal Grameno”.Për ndërtimin e këtij projekti që pritet të kushtojë 103,720,00€, Komuna nga buxheti i saj ka ndarë 24.220.00€, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve financiare do ta mbulojë CDF. Arsyeja e ndërtimit të këtij mbikalimi është frekuentimi i madh i banorëve . Ndërsa më të rrezikuarit predispozohen të jenë nxënësit e kësaj shkolle, ku jo rrallë herë ata kanë pësuar lëndime gjatë kalimit të kësaj rruge. Ndërtimi i këtij projekti pritet të fillojë gjatë këtij viti.