Shumë shpejt qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës do të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Kjo pasi që Ministri i financave z.Bedri Hamza ka arritur pajtueshmërinë ndërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim dhe KRU ”Prishtina” sh.a, përmes propozimeve konkrete për të amandamentuar marrëveshjen e projektit nga Faza e III e projektit për ndërtimin e Fabrikës për ujë të pijshëm në Shkabaj, në mënyrë që mjetet e mbetura në projekt të përdoren për furnizimin me ujë për qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.