Adnan Gashi, nxënës i kl. 12 (maturant) në shkollën “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, sipas raportit të mjekëve është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë të syrit që duhet patjetër të operohet.
Komuna e Fushë-Kosovës ka ofruar një ndihmë financiare, mirëpo shuma e operimit është e papërballueshme për familjen Gashi, andaj të gjithë ata persona të vullnetit të mirë, luten të japin kontributin e tyre në mënyrë që Adnani të shërohet.
Dokumentet dhe llogarinë bankare (në emër të nënës së tij) po e bashkëngjisim se bashku me këtë apel.
TEB, Nr. i llogarisë: 2014000007458414. Dokumentet përcjellëse, shkarkoni këtu.
Familja Gashi i falënderon të gjithë ata që kontribuojnë në shërimin e djalit të tyre.