Komuna e Fushë Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgjegjësi për parandalimin e zjarreve.
Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po përballen me zjarret, duke punuar vazhdimisht për mbrojtjen e qytetarëve, pronës dhe mjedisit. 🚒🔥
Apelojmë te qytetarët:
- të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe pranë zonave të banuara;
- të mos hedhin mbetje të ndezshme në ambiente të hapura;
- të tregojnë kujdes gjatë përdorimit të zjarrit;
- çdo rast zjarri ta raportojnë menjëherë te institucionet përgjegjëse.
Parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët.
Të kujdesemi për njëri-tjetrin, për pronën dhe për mjedisin tonë. 🤝🌿







