Mbrëmë në Malishevë përfundoi Festivali Folklorik “ODA E LLAPUSHËS”. Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova u kthye duke na bërë krenarë me “Çmimin e Tretë” të Festivalit “Salih e Feriz Krasniqi”. Ky Ansambël jo vetëm që performoi shkëlqyeshëm po tregoi se është i pakonkurrent për rrëmbim çmimesh. Sukseset e tij janë të shumta dhe të njëpasnjëshme. I falënderojmë valltarët dhe iu dëshirojmë suksese në festivalet e radhës.