Ansambli “Zëri i Kosovës”, më datë 10 dhjetor, 2017, mori pjesë në Manifestimin “Dajti N’Fest 2017” në Tiranë për të festuar bashkë me tiranasit Ditën Ndërkombëtare të Malit.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit falë bashkëpunimit të mirë me Bashkinë e Tiranës, në lëmin e kulturës, ishte e nderuar me Ftesën e bërë nga z. Blendi Gonxhja, Drejtor i APR-së në Bashkinë e Tiranës, për festimin e kësaj dite në Malin Dajt.
Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova ishte i vetmi që performoi nga Kosova dhe që tregoi art në skenë, e që u vlerësua lart nga qytetarët e Tiranës, të cilët ishin të shumtë.