Në një konkurrencë tepër të fortë, ku për dy net prezent ishin mbi 30 grupe artistike si dhe rapsodë dhe instrumentistë nga treva të ndryshme të hapësirës gjithëshqiptare, Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova (grupi i parë) nga juria profesionale u vlerësua me çmimin për ‘Koreografi më të mirë’ si dhe ‘Valltarja më e mirë’ që i takoi solistes Krenare Raçi.
Koreografia dhe prezantimi i valles me motive shqiptare si dhe ajo nga krahina e Lumës ishin në nivelin e një performance të jashtëzakonshme, andaj merita i takoi këtij Ansambli si dhe Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që po e mbajnë gjallë këtë grup entuziastësh e që po shkëlqejnë kudo që po paraqiten.