Përfundoi Festivali mbarëkombëtar i Instrumentistëve të vegjël i cili u mbajt më 27-29 maj 2022 në Fushë-Arrëz të Shqipërisë. Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, grupi i fëmijëve u kthye me dy çmime shumë të rëndësishme: Çmimi i Publikut dhe çmimi i Karrierës që i takoj Drejtoreshës së këtij ansambli znj.Nurije Avdiu.
Këta valltarë që për herë të parë përformuan në skenë jashtë vendit, treguan vlera të larta andaj edhe u kthyen me çmime që u vlerësuan nga një juri profesionale e këtij Festivali.