Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” – Fushë-Kosovë, mbrëmë u kthye nga Festivali “Jehona Shqiptare” i cili u mbajt në Tiranë, ku në mesin e shumë ansambleve dhe grupeve mori Çmimin e Parë për “Vallen më të bukur” si dhe me Mirënjohje u nderua edhe Drejtoresha e këtij Ansambli.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore ishin mbi 1200 artistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, diaspora dhe Shqipëria.
Artistët tanë shkëlqyen në skenë përkundër vapës së madhe.
DKRS si edhe deri më tani ofroi përkrahje financiare.
Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” – Fushë-Kosovë, pas këtij aktiviteti udhëton drejt Kroacisë për të marrë pjesë në Festivalin e VIII Internacional që mbahet në Gornja Stubica.