Në Deçan përfundoi Festivali Gjithëkombëtar ‘Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen’ dedikuar doajenëve të folklorit Dervish Shaqa e Demush Neziri, si dhe në përkujtim edhe të rapsodëve që pas veti kanë lënë një histori të veçantë, siç janë: Lan Dobra, Shaqë Avdiu e Bajrush Doda.
Në këtë festival mori pjesë edhe Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ‘Zëri i Kosovës’ nga Fushë-Kosova, i cili u nderua nga juria profesionale, e udhëhequr nga prof. Emir Dizdari – Kryetar, me çmimin ‘Koreografia më e Mirë e Festivalit’.
Paraqitja e ansamblit nga Fushë-Kosova, para shumë të pranishmëve, ishte entuziaste, gjë të cilën e tregoi duartrokitja e gjatë e publikut.
Prezantimet e suksesshme të ansamblit tonë, në evente të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, shtojnë admirimin dhe simpatinë ndaj tij.