Në Fushë Arrëz nga datë 20 deri më 22 maj, u mbajt Festivali mbarëkombëtar i Instrumentisteve të Vegjël Popullor ku performuan grupe të fëmijëve nga Qendra të ndryshme kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Grupi i fëmijëve i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” pas defileut dhe prezantimit mjaftë të suksesshëm para jurisë profesionale dhe para publikut të shumtë, u nderua me Diplomë i renditur në vendin e parë për Koreografinë më të mirë të këtij Festivali.