Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “ Zëri i Kosovës” u kthye nga qyteti i Strugës ku mori pjesë në edicionin e 22 të Festivalit “Këngë Jeho 2013”
Ansambli “Zëri i Kosovës” ishte i nderuar pasi që bëri hapjen e këtij edicioni, po ashtu prezantimi para publikut të shumtë që kishin ardhur për ta përcjellë këtë festival ishte mjaft dinjitoz.
Veshjet e bukura me motive të krahinave shqiptare dhe defileu në qytetin e bukur të Strugës bënë që shumë qytetarë të duartrokasin dhe të përshëndesin fushë-kosovarët.
Në natën e parë performuan grupe dhe ansamble nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, kurse Ansambli Zëri i Kosovës shkëlqeu me vallen me motive nga Krahina e Lumes si dhe me atë nga Kavaja.
Ansambli “Zëri i Kosovës” për performancën e treguar në natën e parë u nderua me Mirënjohje.