Në Fushë Kosovë po vazhdohet me angazhim deri në maksimum në parandalimin dhe përhapjen e pandemisë së Coronavirusit si dhe në furnizim të qytetarëve.
Shtabi komunal i krizes këto ditë është mobilizuar duke marrë masa mbrojtëse dhe furnizim të qytetarëve në nevojë.
Komuna ka shpërndarë edhe 600 shujta për familjet e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Aktivitetit për të ndihmuar familjet skamnore i janë bashkuar edhe kompania “Buçaj” dhe “Viva Fresh Store” të cilat përmes Kryqit të Kuq komunal janë duke shpërndarë për 200 familje pako familjare higjenike e ushqimore duke përfshirë edhe nga 25 kg miell.