Më 24.05.2018 komunën tonë e vizituan deputetët që përfaqësojnë Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës.
Takimi u zhvillua në zyrat e Komunës derisa delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës e priti Nënkryetari i Komunës, Drejtoresha e Administratës si dhe Koordinatorja e NDNJ, ZBGJ.
Ky takim u realizua me qëllim që të bisedohet lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, po ashtu për mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen me institucionet e Republikës së Kosovës e në veçanti me Kuvendin e Kosovës si institucioni më i lartë legjislativ i vendit.