Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po kujdeset për kushte sa më të mira në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare. Fillimisht është vendosur sistemi i klimatizimit, perdeve dhe inventarit, kurse tani është duke u rregulluar oborri, platoja, rrethoja dhe rrjeti i kanalizimit.
Punimet janë duke shkuar sipas planifikimeve dhe pritet që të përfundojnë në afatin e paraparë.
Vlera e këtij projekti kap shumën prej 19, 350.05 € dhe është duke u realizuar nga Konzorciumi NNP “PROING”dhe NNT “KORABI”.