Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha sot ishte nikoqir i Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar z. Ruairi O’Connell. Kryetari Berisha e njoftoj mysafirin e tij me situatën e sigurisë duke e vlerësuar atë si shumë të mirë dhe të qetë e po ashtu edhe për marrëdhëniet e mira ndëretnike. Gjithashtu në takim u bisedua për qështje zhvillimore, parimore, ekonomike etj.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar qëndroi edhe në shkollën fillore “Selman Riza” ku takoi personelin arsimor, dhe nxënësit e kësaj shkolle që është model në Kosovë. Ai tha se në një vend ku arsimohen të gjitha komunitetet pa dallim etnie race apo ngjyre atëherë perspektiva dhe e ardhmja është e sigurtë. z. O’Konell ndau dhurata në këtë shkollë sepse disa nxënës në bashkëpunim me mësimdhënësin e lëndës së Artit Figurativ – Besim Zymberi, ishin fitues të tri çmimeve të konkursit të organizuar nga Ambasada Britanike dhe SOS Fshati i Fëmijëve – Kosovë për Kartolinën e saj zyrtare të urimeve të sezonit festiv.
Më pas z.Berisha dhe z.O’Connell vizituan kompleksin arkeologjik në Harilaq për tu kthyer më pas në OJQ “Idea partership” ku nga stafi, nxënësit, prindërit dhe të pranishmit u pritën në me një atmosferë të ngrohtë pune dhe aktiviteti.