Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” mori pjesë në programin festiv qendrorë me rastin e manifestimit jubilar “40 vjet me ju”, SH.K.A “Jahi Hasani” Çegran – Gostivar.
Në këtë shënim ku prezent ishin edhe shoqëritë dhe grupet nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, Ansambli “ Zëri i Kosovës” u prezantua me një program të zgjedhur që nga të pranishmit u mirëprit jashtëzakonisht mirë.
Edhe në këtë jubile Ansambli “ Zëri i Kosovës” mori Mirënjohjen e lartë nga organizatori i këtij manifestimi.