Koncert Humanitar për Debatik Shalën
Në përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt një koncert humanitar për të riun Debatik Shala i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Në Qendrën e Kulturës kishin ardhur grupe të ndryshme, në mesin e tyre edhe Etno Engjujt, për të performuar para publikut të Fushë-Kosovës. Mjetet e grumbulluara do të derdhen në xhirollogari të Debatik Shalës kurse sipas organizatorëve të këtij koncerti ky nuk do të jetë angazhimi fundit i tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.