Qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës, suksesshëm filluan planin e paraparë nga Qeveria e Kosovës, për Projektin: “Ta pastrojmë Kosovën” për largimin e mbeturinave. Takimi i Task Forcës, Drejtorëve dhe Zyrtarëve Komunalë, Menaxherit dhe Stafit të KRM “Pastrimi”-Dega në Fushë-Kosovë dhe vullnetarëve të ndryshëm, filloi në orën 8:30. Të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Fadil Krasniqi dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj. Vjollca Konjusha.
Aksioni për Projektin: “Ta pastrojmë Kosovën” për largimin e mbeturinave i paraparë nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, në Komunën e Fushë-Kosovës, ka përfunduar në orën 13:30.
Në emër të qytetarëve dhe Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës ju falënderojmë për bashkëpunim dhe aksionin e qëlluar.
Shpresojmë, që në të ardhmen aksione të tilla të mbahen çdo muaj, me moton:
“TË JEMI SA MË MIQËSOR ME MJEDISIN”.