Rrugët dhe lagjet e komunës së Fushë-Kosovës ishin për plotë me vullnetarë të të gjitha moshave, të cilët kishin dalë që të japin kontributin e tyre për të hequr mbeturina nga vende të ndryshme.
Aktiviteteve për pastrim iu bashkua edhe ambasadori i OSCE-së Jean-Claude Schlumberger me ekipin e tij si dhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha.
Fillimisht, ambasadori Schlumberger së bashku me klerin fetar të komunës qëndruan në varrezat myslimane dhe ato ortodokse kurse më pas së bashku me kryetarin Berisha qëndruan në lagjet e banuara nga komunitetit RAE ku iu bashkuan atyre që kishin dalë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për një ambient dhe një mjedis më të pastër.