Aksionit për pastrimin e Kosovës, organizuar nga iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, i është bashkuar edhe Komuna e Fushë-Kosovës.
Këtij aksioni i janë bashkuar vullnetarë të shumtë, nxënës të shkollave fillore e të mesme, dhe përfaqësues të Komunës së Fushë-Kosovës.
Nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hivzi Sulejmani” dhe shkollave të tjera të Fushë-Kosovës, së bashku me Kryetarin e Komunës, Burim Berisha, dhe vullnetarë të tjerë, bënë pastrimin e depove të mbeturinave.
Qëllimi i këtij aksioni, në tërë Kosovën, është sensibilizimi i qytetarëve për një ambient sa më të pastër.