Komuna e Fushë-Kosovës, saktësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.
Gjatë këtij aksioni, për pastrimin e mbeturinave, baltës, rërës dhe barishteve, në fokus ishin vendet që frekuentohen më së shumti gjatë vikendeve nga qytetarët, si: rruga që të dërgon deri tek Kalaja e Harilaçit, pastaj rrugët e fshatit Sllatinë, duke përfshirë edhe Pishat e Sllatinës si dhe ura tek fshati Vragoli.
Lusim qytetarët e Komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit.