Drejtoria e Infrastrukturës ka ndërmarrë një aksion për rregullimin dhe mirëmbajtjen e trotuareve, me qëllim përmirësimin e lëvizjes së lirë dhe sigurisë për qytetarët.
Gjatë realizimit të punimeve në terren, i pranishëm ishte edhe drejtori Arianit Tërmkolli, i cili përcolli nga afër ecurinë e tyre, duke theksuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën publike.
Ky aksion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të komunës për krijimin e hapësirave më funksionale dhe më të sigurta për të gjithë qytetarët.








