Sot, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka zhvilluar një aksion të gjerë në terren, duke realizuar pastrimin e pusetave të kanalizimeve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave në varreza, si dhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Harilaq.
Këto ndërhyrje kanë për qëllim përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për qytetarët, rritjen e funksionalitetit të infrastrukturës publike dhe sigurimin e shërbimeve më cilësore.
Në terren ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili nga afër përcolli ecurinë e punimeve dhe u sigurua që të gjitha aktivitetet të realizohen sipas standardeve të kërkuara.