Drejtoria e Inspektoratit ka ndërmarrë aksion në terren, ku ka intervenuar për ndalimin e punimeve në disa objekte që nuk posedojnë leje ndërtimi.
Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë konstatuar parregullsi ligjore dhe, në përputhje me kompetencat e tyre, kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve deri në pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm.
Komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e një zhvillimi urban të rregullt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.




