Sonte, edhe në orët e vona, ekipet tona po vazhdojnë intensivisht pastrimin e rrugëve në gjithë territorin e komunës.
Përkushtimi ynë ndaj qytetarëve nuk ndalet me përfundimin e orarit, sepse pastërtia, rendi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike mbeten prioritet i vazhdueshëm i qeverisjes sonë.
Falënderojmë punëtorët dhe të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë çdo ditë me investime dhe angazhim konkret për një komunë më të pastër, më të rregullt dhe më të mirë për të gjithë.