A.K.V “Zëri i Kosovës” u kthye nga Kroacia ku mori pjesë në “Ditët e kulturës Shqiptare”.
Për nder të ditëve të kulturës Shqiptare në prefekturën e Karllovacit, dhe Pulës, u mbajtën dy koncerte.
Në këto koncert performoi në mënyrë brilante Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova të udhëhequr nga drejtoresha znj.Nurie Avdiu dhe koreograf prof.Dilaver Kryeziu.
Në këto aktivitet morën pjesë personalitete të shumta si Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Martin Berisha, konsulli i Kosovës për Kroaci dhe Bosnje z. Xhevdet Sopaj, Atasheu Ushtarak i Kosovës në Kroaci z.Shpend Zogaj, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ekselenca e tij z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Milaim Fetai, zëvendës Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Eqrem Haziri, konsull nderi i Republikës së Shqipërisë z.Basri Haliti, kryetari i prefekturës së Karllovacit z. Damir Mandić,
si dhe shumë të pranishëm në sallë kryesisht bashkëkombas shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.
Këto aktivitete u organizuan nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Karllovacit dhe Pulës si dhe Këshillat e pakicave kombëtare Shqiptare në Prefekturat, Karllovac dhe Pulë.
A.K.V “Zëri i Kosovës” nw kwto koncerte para publikut u paraqit me këngë dhe valle me motive të krahinave shqiptare, si dhe veshjet tradicionale të disa trevave shqiptare.
Për pjesëmarrje dhe prezantim të suksesshëm, A.K.V “Zëri i Kosovës” u nderua me Mirënjohje!