Dita Ndërkombëtare e Romëve shënohet çdo vit me datë 8 Prill, e cila ditë është zyrtarizuar në vitin 1990 në Serock të Polonisë në kuadër të Kongresit të Katërt Botëror të Romëve i cili organizohet nga Unioni Ndërkombëtar i Romëve (IRU).
Sot me datë 8 Prill 2024, në ambientet e komunës së Fushë Kosovës, nënkryetari i komunës z.Besnik Osmani priti në takim përfaqësuesit e komunitetit romë z.Fehmi Gashi dhe Ridvan Gashi, me të cilët diskutuan sfidat që po përballet ky komunitet, e po ashtu shprehen mirënjohje komunës së Fushë Kosovës për iniciativat konkrete për avancimin e të drejtave të tyre në fusha të ndryshme socio-ekonomike.
Nënkryetari i komunës z.Osmani shprehu mirënjohje komunitetit romë për bashkëpunimin dhe potencoi se thellimi i bashkëpunimit do të jetë prioritet i komunës dhe të gjithë dikastereve të saj.
Urime dita ndërkombëtare e Romëve.
Me respekt,
z.Besnik Osmani, nënkryetar Komunës