Në atmosferë festive në Komunën e Fushë Kosovës u shënua 28 Nëntori, ku u mbajt manifestimi qendror festiv dhe solemn për nderë të Ditës së Flamurit, një nga datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit tonë kombëtar.
Me këtë rast, u bënë edhe homazhe pranë bustit të Komandantit Legjendar Adem Jashari ku u nderua jeta, vepra dhe sakrifica e tij si dhe kontributi i të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës.
28 Nëntori mbetet një datë me rëndësi të veçantë historike, që ndër breza përcjell mesazhin e bashkimit, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
Komuna e Fushë Kosovës uron të gjithë qytetarët për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!




