Sot shënohen 27 vjet nga rënia martire e 16 anëtarëve të familjes Mirena dhe e Sokol Ramës.
Me dhimbje të thellë dhe respekt të pakufishëm përulemi para sakrificës së tyre sublime, që u bë themel i lirisë sonë.
Në këtë përvjetor përkujtimor, kryetari i komunës, Valon Prebreza, së bashku me kryetarin e Obiliqit, Halil Thaqi, ishin të pranishëm për të nderuar dhe kujtuar këtë sakrificë të shenjtë.
Kujtimi për ta mbetet i gjallë në ndërgjegjen tonë kolektive, si një thirrje për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj atdheut.
Lavdia e tyre është e përjetshme, ndërsa sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë.